Kush e dinte që dy bukurosheve u pëlqenin treshet?
Të paktën kjo është ajo që ka treguar Bella Hadid në një shkrepje shumë të fortë me mikun e saj stilist Riccardo Tisci dhe shoqen e përhershme Kendall Jenner. Modelja 20 vjeçare është ulur me këmbët përreth italianit 42 vjeçar ndërkohë që ky i fundit zgjatet për t’i dhuruar asaj një puthje. Tisci ka tërhequr pas vetes edhe Kendall, duke shtrirë krahun drejt saj në momentin kur buzët i zgjat drejt Bella-s. Si të mos mjaftonte kjo, dy bukuroshet janë veshur në mënyrë shumë provokuese, Kendall me rrjetë ndërsa Bella në mënyrë aq të tejdukshme sa i duhet një “zemër” për të mbuluar thithkat. E thënë ndryshe, janë gati për aksion!