Bella Hadid dhe The Weeknd pas një ndarjeje të gjatë, janë ribashkuar sërish. Edhe pse ata të dy tentojnë të mos e pranojnë, faktet flasin ndryshe.
Bella Hadid dhe The Weeknd kaluan kohë së bashku në Tokio, Japoni, javën e kaluar dy vjet pasi u ndanë.
Dhe të dielën, Yolanda Hadid postoi fotot e vajzës së saj Bella, 21 vjeçe dhe The Weeknd, 28 vjeç, në pasurinë që kanë në Pensilvani.
Yolanda, 54 vjeçe, duket se jep miratimitin e ribashkimit Bellës, pasi ka ndarë imazhet në Instagram.
Ajo e përshkroi imazhin si ‘Shtëpia është një ndjenjë …’
Nëna e tre fëmijëve ndau edhe një foto të qeshur të The Weekend, teksa ai shfaqej i lumtur pranë kafshëve.