INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bella Hadid flak tutje “The Weeknd”, konfirmon ndarjen në një mënyrë të veçantë [FOTO]

Bella Hadid flak tutje “The Weeknd”, konfirmon ndarjen në një mënyrë të veçantë [FOTO]

Publikuar më: 20:27 14-11-2016

Nëse nuk e kishit dëgjuar më parë, Bella Hadid dhe The Weeknd i dhanë fund lidhjes së tyre pothuajse 2 vjeçare. Por nëse dikush dyshon se si po e përjeton modelja jetën single, mos kini frikë. Bella ndihet shumë mirë, dhe shpjegimin e japin zgjedhjet e saj të bizhuterive.

Para ndarjes, Hadid është parë në Paris në fund të tetorit, teksa mbante një gjerdan ari me mbishkrimin “ABEL”, emrin e vërtetë e The Weeknd. Ndërsa javën e kaluar, pas lajmit për ndarjen e tyre, Bella hoqi varësen  me emrin e ish të dashurit, dhe vendosi disa të tjera, me emrin e saj. Çdo ditë nga një varëse të re, si për të na treguar që as po e vret mendjen për Abel Tesfaye, dhe nuk do askënd më shumë se veten. Jemi kuriozë të shikojmë nëse do të ketë një takim mes ish-ësh në shfaqjen magjike të Victoria’s Secret, pasi të dy personazhet e famshëm do të marrin pjesë. Deri atëherë le të presim.

Article Logic
Execution time: 0.002284049987793