Ajo sfiloi në të gjithë eventet më të mëdha gjatë javës së modës së Haute Couture dëri tani.
Dhe dita e djeshme nuk ishte përjashtim kur Bella Hadid shkeli sërish në pasarelën e prezantimit të Fendi në Paris, ndërsa më pas iu bashkua mikesha e saj Kendall Jenner. Por duhet thënë që e gjithë vemendja u rrëmbye nga motra e vogël e Gigi. Dhe me të drejtë! Bukuroshja 20 vjeçare u sigurua që të gjithë sytë të ishin të drejtuar tek ajo kur u shfaq pa reçipeta mbi pasarelë. Edhe pse e kishte mbuluar pjesën e saj më delikate, sërish Bella dukej thjesht përvëluese. Fustani ishte i gjatë, por aq transparent sa nuk ia doli t’i mbulonte as mbathjet.