Ndërkohë që romanca mes Bella Hadid dhe The Weeknd ka kohë që ka marrë fund, fotot e fundit të Selena Gomez dhe këngëtarit 26 vjeçar, nuk kishin as më shumë dhe as më pak se shokuese për fansat dhe për modelen Hadid gjithashtu.
Pasi fotot e Abel Tesfaye dhe Selenës duke u puthur nisën të qarkullonin në internet, ishte thjesht çështje kohe që Bella të niste distancimin nga ish-i i saj dhe nga këngëtarja 24 vjeçare. Ajo ndaloi së ndjekuri Selenën në Instagram, dhe nëse mendoni se ajo nuk ka komentuar rreth çështjes, veprimet e saj përfundimisht flasin më shumë se fjalët, dhe e gjitha kjo falë postimit të saj të fundit në Instagram.
Modelja 20 vjeçare ka postuar një foto në profilin e saj, ku i ka drejtuar kameras gishtin e mesit, siç rrallë herë jemi mësuar ta shikojmë.
Me siguri kjo është një përgjigje joverbale ndaj lidhjes së The Weeknd dhe Selena Gomez.