Na bëj mama, t’i ngjajmë njëra-tjetrës.
Ky duket se është rasti i dy motrave bukuroshe, Gigi dhe Bella Hadid. Ndërsa Gigi është një nga supermodelet më në zë sot, motra e saj Bella po e ndjek hap pas hapi, ose më mirë të themi kopertinë pas kopertine. E konfirmuar si një forcë më vete në industrinë e modelingut, Bella po merr shembullin e motrës së saj më të madhe për gjithçka, edhe për fotot nudo! Së fundmi ajo pozoi për një fushatë shumë të guximshme, ku doli plotësisht topless. Ajo u bë pjesë e fushatës #freeingthenipple për revistën French Vogue, por nuk u mjaftua me kaq. Kjo pasi as të pasmet nuk i shpëtuan aparatit fotografik.