Bella Hadid ka nënshkruar kontratën me Dior dhe tani ajo do të shfaqet në të gjitha ekranet si ambasadore e linjës kozmetike Dior.
Vetë 19 vjeçarja e ka konfirmuar këtë lajm dhe bashkë me drejtorin kreativ të Dior kanë nisur xhirimet për reklamën. Edhe pse për këtë të fundit nuk është bërë i ditur ende asnjë lajm, kjo reklamë do t’i ofrojë shumë mundësi modeles e cila synon edhe aktrimin dhe duket se ky do të jetë një rast i mirë për të. Një lëvizje mjaft e zgjuar e Bella-s.