Bella Hadid prej shumë kohësh, më saktësisht që kur ka nisur karierrën e modelingut, nuk e kishim parë më të transformohej në një bjonde.
Edhe pse në fillime ishte një bjonde natyrale, ajo kishte vendosur të shndërrohej në brune duke u diferencuar kështu nga motra e saj Gigi.
Së fundmi modelja ka vendosur të rikthehet në origjinë.
Nëpërmjet disa postimeve në Instastory ajo ka zbuluar se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe duket më e ëmbël se kurrë.
Me ngjyrën e re ajo duket si binjake e Gigi-t dhe kur të dalin të dyja në publik ne do e kemi të vështirë t’i dallojmë.
Fotot janë realizuar për revistën e njohur “V” dhe duket se për këtë ndryshim modelja paska pasur një arsye të fortë.
Fundja tek Bella mori këtë hap të ri në paraqitjen e saj, a nuk është koha t’I bëni edhe ju një pyetje vetes nëse dëshironi të ndryshoni diçka.