Bella Hadid u përball me makthin e çdo modeleje në pasarelë, u turpërua nga prezenca e ish të dashurit të saj.
Bukuroshja 20 vjeçare padyshim që doli nga binarët në momentin kur u gjend në praninë e The Weeknd, duke u nxirë tërësisht në fytyrë. Pavarësisht se kjo nuk është hera e parë që dyshja gjendet në pasarelë njëkohësisht, hera e parë në spektaklin e Victoria’s Secret ishte një periudhë më u lumtur për Bella-n, pasi ajo u shfaq dukshëm e gëzuar pranë artistit kanadez. Por natyrisht kjo ishte përpara se të bëhej publike lidhja e tij me Selena Gomez, e cila ndryshoi gjithçka. The Weeknd ndodhej vetëm pak hapa larg Bella, duke performuar ndërkohë që ajo sfilonte për H&M.