E ka vënë re dikush tjetër se Bella Hadid i ka shtuar më shumë sensualitet veshjeve të saj kohët e fundit? Ajo është shfaqur së fundmi disa herë pa reçipeta fare, me bluze transparente dhe fustan transparent, duke treguar thithkat, dhe e gjitha kjo vjen pikërisht pasi ish-i i saj The Weeknd është puthur me Selena. A thua vallë të jetë duke u përpjekur për ti treguar atij se çfarë ka humbur?
Modelja 20 vjeçare kishte veshur një minifund të shkurtër të zi dhe një bluze të zezë transparente dhe kur xhaketa e zezë që mbante veshur u mënjanua pak, fotografët kapën thithkat e saj të ekspozuara. “Mosfunksionimi i garderobës”m nuk e shqetësojnë shumë Bella-n pasi vetëm pas disa ditësh më vonë, ajo me qëllim i ekspozoi edhe njëherë thithkat e saj në një event në Paris.
Pra ne pyesim veten, a është ky ndryshim stili një përgjigje e drejtpërdrejtë për ndarjen me The Weeknd?