Bella Hadid është një ndër modelet më të suksesshme dhe ndër më të kërkuarat e momentit. Ajo ka parakaluar në shumë sfilata mode dhe po pushton kopertinat e revistave më të famshme.
Krahas komenteve pozitive, Bella merr edhe shumë komente negative, të cilën shpeshherë e sulmojnë se ajo ka bërë shumë operacione plastike dhe nuk është natyrale.
Së fundmi, modelja ka postuar një video nudo në llogarinë e saj të Instagramit, e cila është paraqitur plot buzëqeshje para kamerës derisa mban me duar gjoksin dhe një peshqir mbi kokë.
Mendohet se këtë video e ka postuar për të mbyllur gojët e liga të disa ndjekësve, të cilët e akuzonin për operacione plastike.
Por mesa duket, kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak nënës dhe motrës së saj Gigi e cila kjo e fundit i’a ka fshirë videon nga Instagram.