INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bella Hadid, pushime të nxehta në Kanë [FOTO]

Bella Hadid, pushime të nxehta në Kanë [FOTO]

Publikuar më: 11:33 11-05-2016

E ndërsa ne jemi akoma në pritje, për supermodelen Bella Hadid vera tashmë ka ardhur.

Një fakt të tillë e dëshmojnë fotot që bukuroshja 19-vjeçare ka postuar së fundmi në Instagramin e saj, teksa është duke shijuar pushimet në Kanë të Francës. Fotoja e pare ka qenë pamja e mrekullueshme nga hoteli, në të dytën Bella ka ndarë me fansat disa momente nga larja në pishinë, ndërsa në të tretën modelja është siguruar të ketë një foto tipike pushimesh duke pozuar përpara hotelit. Sigurisht në të gjitha fotot Bella Hadid duket mahnitëse. Dhe në fakt në një intervistë të dhënë këtë muaj për kopertinën e revistës Elle, ajo zbuloi se sekreti i saj janë mendimet e bukura, një truk i mësuar nga e ëma. "Ajo çfarë ke në mendje, është ajo çfarë reflektohet në fytyrë" ka treguar Hadid! 

Article Logic
Execution time: 0.003605842590332