Mund të jetë modelja më e mirë në botë, shkëlqen nëpër pasarelat e eventeve më të rëndësishme, por mbrëmen e kaluar “u dorëzua”. Bella Hadid ka pësuar një incident të zakonshëm që u ndodh të gjithëve, por fakti se ajo është një ndër femrat më të bukura në botë, e bën më interesante skenën.
Hadid ka qenë duke festuar ditëlindjen e një miku të saj në New York, festë në të cilën ishte e pranishmë edhe mikesha e saj më e mirë, Kendall Jenner. Teksa zbriste shkallët pas përfundimit të mbrëmjes, Bella-n se kanë mbajtur këmbët dhe është rrëzuar, e si për të na thënë që as vetë se ka besuar si ndodhi, bukuroshja e kalon me një të qeshur “vesh më vesh”. Fatmirësisht një “security” i ka ardhur në ndihmë asaj, e cila e mori me shumë sportivitet këtë skenë dhe është drejtuar për në makinë sikur asgjë nuk kishte ndodhur.
Të ketë kthyer ndonjë gotë vallë?! Epo fundja nuk ishte në pasarale, në festë ishte!