Bella Hadid është një ndër modelet më të suksesshme në industrinë e modelingut. Ajo tashmë është një personazh publik dhe sigurisht që komentohet pozitivisht, por edhe negativisht. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë me modelen e njohur e cila ra pre e komenteve negative për shkak të një seti fotografik që Bella ka realizuar së fundmi.
Bella Hadid për revistën “Love Magazine” është shfaqur shumë e dobët, saqë mund të shihen me sy të lirë edhe kockat e trupit. Kaq ka mjaftuar që fansat të mendojnë se ajo ka probleme shëndetësore, por që se ka pranuar asnjëherë në publikisht.
“Kjo nuk është aspak e bukur. Ajo duket aq e dobët, saqë mund të shoh edhe kockat” – shkruan një komentues.
“Ajo po përpiqet t’i tregojë njerëzve se është e lumtur dhe në gjendje të mirë shëndetësore, por duket qartë se ajo ka ç’rregullime me ushqimin. Mos e moho më” – komentoi një tjetër.