Bella Hadid është kthyer padyshim në një nga fytyrat më të kërkuara në industrinë e modës, megjithatë këtë pamje prej ëngjëlli nuk e ka plotësisht natyrale.
Kjo sepse së fundmi janë publikuar nga Star Magazine disa foto të sajat të 5 viteve më parë, ku duket se motra e Gigi Hadid ka bërë disa ndërhyrje. Buzë më të trasha, hundë më e vogel dhe flokë të shtuara. Sipas një miku të ngushtë të modeles, Bella gjithmonë është ndjerë e pasigurtë për pamjen e saj të jashtme. Pasiguri këto që filluan të shtoheshin akoma edhe më shumë në momentin që Gigi mori famë në fushën e modës. Ne ekspertë të kirugjisë plastike nuk jemi, ama ajo që mund të themi është se Bella Hadid e paska perdorur siç duhet karten e kreditit të babait! Për më tepër i gjykoni vetë fotot "before" dhe "after" ...