Ajo e ka gjetur famën duke “tundur” hiret e saj në pasarelë.
Por Bella Hadid dukej e gatshme për të provuar diçka tërësisht të ndryshme. Supermodelja bukuroshe duket se po konsideron mundësinë e një karriere në tenis, të paktën kjo është përshtypja që krijoi sot në Paris. Bella dukej shumë tërheqëse në veshjen e saj sportive Nike, ndërkohë që duhet theksuar forma e saj e pabesueshme sportive. Abs-at, ose më saktë muskujt e barkut, të cilat bukuroshja 20 vjeçare i kishte shfaqur me krenari, ishin dëshmitarët më të saktë të diçkaje të tillë.