Është për tu përgëzuar për çdo arritje të bërë, pavarësisht se është shumë e re në moshë Bella Hadit është një ndër modelet më të komentuara në mbarë botën.
Gjithmonë është komentuar për format e saj perfekte dhe për fytyrën e bukur. Mjafton të futesh në Instagramin e saj, të hapësh një foto dhe do të shikosh një “pafundësi” komentesh pozitive në lidhje me pamjen dhe trupin e saj.
Mesa duket, nuk është aq origjinale saç duket. Në një intervistë për “Cosmopolitan”, modelja ka zbuluar një sekret, siç duket Bella nuk e pëlqen fytyrën e saj, vetullat e saj të holla dhe mollëzat e mëdha e bëjnë të duket e madhe në moshë, edhe pse me to ajo na duket shumë e ëmbël. Bella rrëfeu gjithashtu edhe ndërhyrjet që ka bërë në fytyrën e saj: “ Në hundë kam kryer ndërhyrje , pasi isha shumë e mërzitur me formën që ajo kishte, fytyra më dukej shumë e madhe dhe buzët nuk binin në sy. Tani jam më e lumtur, e adhuroj hundën time kështu”.