Aktorja amerikane e ka bërë zakon që të tërbojë publikun me imazhe përvëluese, por këtë herë ka tejkaluar edhe veten.
Ajo iu dha të gjithëve një shikim të natës së saj të egër në Los Angeles gjatë fundjavës festive të Ditës së Punës. Bukuroshja 19 vjeçare publikoi një video ku duket duke kërcyer në mënyrë shumë provokuese në një klub natë në Hollywood. E veshur me një minifund të zi, Bella solli lëvizjet e saj më seksi për të festuar këtë rast. Dhe duhet thënë që është vështirë që të gjesh diçka më seksi se ky kërcim vërdallë nëpër rrjete sociale. Edhe pa u zhveshur!