INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Belsh, hajdutët masakrojnë të moshuarën, i vjedhin 2 mln lekë

Belsh, hajdutët masakrojnë të moshuarën, i vjedhin 2 mln lekë

Publikuar më: 08:37 22-08-2017

Rreth orës 22:00 të së hënës disa persona me maska kanë hyrë në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani, të cilën e kanë goditur me qytën e pistoletës dhe më pas kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra.
 
E moshuara është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
 
Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi.
 
70-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën.

Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727