“Nëse do bëhet më i mirë se unë? Këtë nuk e di por aq sa ka bërë në këtë moshë, unë as nuk e imagjinoja në atë kohë” Kështu është përgjigjur portieri legjendar i Kombëtares Shqiptare, Foto Strakosha kur është pyetur nga gazetarët për djalin e tij, i cili do të mbrojë portën tonë në ndeshjen e sotme kundër Italisë.
Mirëpo, ish-portjeri i Kombëtares Shqiptare, Foto Strakosha, duket se nuk i ndahet për asnjë çast djalit të tij, Thomas Strakosha.
Foto i madh, i veshur me kostum duket teksa shoqëron djalin e tij, Thomasin i cili është i gatshëm për përballjen e sotme kundër Italisë. Thomas Strakosha besohet të jetë zgjedhja e De Biasit për portën shqiptare në mungesë të Ertrit Berishës.