Përpos angazhimeve të shumta me koncerte në Shqipëri e më gjerë, Enca gjen gjithmonë kohë për rrjetet sociale. Ajo pothuajse dokumenton të gjithë aktivitetin e saj ditor në Instastory apo Snapchat, ku jemi mësuar që shpesh herë të shikojmë edhe familjarët. Pas babait, gjyshit, motrës, është rradha që Enca të prezantojë të ëmën. E duke gjykuar nga foto ku shkruhet “mamushiii”, vërejmë se tiparet e saj të bukura, këngëtarja e njohur i ka trashëguar nga e ëma.