INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bëmë mama të të ngjaj! Tayna këtë gjë e trashëgon nga e ëma dhe duket flakë fare!

Publikuar më: 18:29 14-12-2020

Reperja e njohur Tayna ka festuar sot 24-vjetorin e saj të lindjes.

Që në mesnatë, Tayna ka organizuar një super festë ditëlindjeje për të pritur ditën e saj të shënuar, ku ka mbledhur të afërm dhe miq.

Pavarësisht se jemi në kohë pandemie, reperja s’e ka pasur aspak problem të thyejë rregullat dhe në rrjete sociale s’kanë munguar pamje nga festa. (Kliko)

Tayna u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër rozë pas trupit, i cili gjithashtu i tregonte bustin.

I pamë thuajse të gjitha nga super festa, përveç kërcimit fantastik që ajo ka bërë me të ëmën, e cila duket në fakt si shoqja dhe jo si mamaja e reperes.

Ka qenë Xhani Demika, ai që ka ndarë videon në rrjete sociale, të cilën Tayna e ka ripostuar më pas.

Kërcimin e tyre mund ta shihni më poshtë:

“Me 14 dhjetor u kriju kjo kryevepra k’tu. Çike sa 10 djem per familje e çike mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shume update vetes e çdo dite e ma shume mirenjohese per gjithçka qe jom e kom. Urime festa jem e preferume!?”- shkroi Tayna krahas fotos ku i uronte sot ditëlindjen vetes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038721561431885