Këngëtarja energjike Aurela Gaçe na tregon shpesh nëpërmjet postimeve se sa shumë i kanë ngjarë vajzat e saj. Pasi na zbuloi se vajza e madhe Grace kishte aftësi të mira në këndim, këtë herë na tregoi talentin e vogëlushes së saj Abigail e cila edhe pse vetëm 14 muajshe dëgjohet duke kënduar.
Në video Aurela dhe Grace nisin të këndojnë "Tik-tak në kraharorin tim, zemra gjithë gëzim", ndërsa Abigail vazhdon "Tik-tak...".
"Abi këndon me motrën edhe me mamin. Zot faleminderit", shkruan Aurela krah videos.