Ai është ndoshta një nga meshkujt më të kërkuar të Hollywood në treg.
Ben Affleck, i cili aktualisht është i ndarë nga bashkëshortja e tij prej 10 vitesh, Jennifer Garner, është parë në prani të një bjondeje bukuroshe në Beverly Hills. Gruaja misterioze duket se ishte e një rëndësie të veçantë për aktorin 44 vjeçar pasi ky i fundit e kaloi të gjithë ditën në prani të saj. Ai shpenzoi një ditë klasi, mes një librarie dhe një dreke sushi, duke dëshmuar qartë se nuk bëhej fjalë thjesht për një marrëdhënie të shpejtë.