INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Affleck dhe Jennifer Garner anullojnë divorcin? Në pritje të fëmijës së katërt [FOTO]

Ben Affleck dhe Jennifer Garner anullojnë divorcin? Në pritje të fëmijës së katërt [FOTO]

Publikuar më: 15:13 20-05-2016

Tradhëtia e Ben Affleck ndaj bashkëshortes me dadon e fëmijëve tyre duket se nuk do të përfundojë në divorc.

 

 Edhe pse çifti i njohur Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë komentuar shumë për një divorc, mësojmë se ky i fundit nuk do të ndodhë. Gjërat mes çiftit  kanë filluar të ndryshojnë, kjo edhe për faktin se ata të dy kanë filluar të shihen sa më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje vetëm pak javë më parë janë parë duke u puthur në Paris dhe kjo është një shenjë që raporti mes tyre tashmë është rregulluar.Por afrimiteti i çiftit të famshëm nuk shkon deri tek kjo puthje sepse burimi RadarOnline, bën të ditur se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të katërt. “Ajo gjithmonë ka dashur një fëmijë tjetër me Ben. Që kur janë ndarë ka treguar haptas që ai është dashuria e jetës së saj”. “Së pari ajo e lejoi atë të jetonte nën një shtëpi me të, në dhomën e miqve. Ata vazhduan që të bëjnë pushime si familje dhe t’i shpenzojnë ditët më të rëndësishme së bashku”, ka thënë ky burim për RadarOnline.

Article Logic
Execution time: 0.007551908493042