INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Affleck dhe Jennifer Garner, një ish- çift për t’u marrë shembull

Ben Affleck dhe Jennifer Garner, një ish- çift për t’u marrë shembull

Publikuar më: 14:25 23-04-2016

Ata janë shprehur gjithnjë se pavarësisht divorcit, prioritet janë 3 fëmijët e tyre dhe duket se po e mbajnë premtimin.

Kështu, ishë-t  Jennifer Garner dhe Ben Affleck, janë parë bashkë teksa shijonin një mëngjes familiar  me djalin e tyre 4 vjeçar, Samuel. Burimet thonë se ata dukeshin vërtet si një familje e lumtur aq sa vështirë ta besosh se janë ndarë.  Menjëherë pas shkollës,  familjes i janë bashkuar edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit, Violet 10 dhe Seraphina 7 vjeç. Ben gjithmonë ka lavdëruar punën e Jennifer me fëmijët. "Unë jam një fans i Jenniferit” ka thënë ai. “Ajo është një person i mrekullueshëm, një mama e shkëlqyer”.  Më tej Affleck ka folur për divorcin duke thënë se “gjërat në jetë nuk shkojnë gjithnjë ashtu sic i kishe menduar, por ne po përpiqemi të vëmë fëmijët në vend të parë. Megjithatë unë e respektoj Jennifer dhe bashkë do të mbetemi miq të shkëlqyer”. Sikur të gjitha divorcet të ishin kështu!

 

Article Logic
Execution time: 0.0023660659790039