INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Affleck dhe Jennifer Garner sërish bashkë?

Ben Affleck dhe Jennifer Garner sërish bashkë?

Publikuar më: 17:42 06-05-2016

Që kur kanë bërë të ditur ndarjen e tyre në Qershor, pas 10 viteve martesë, ata kanë vendosur të mbeten thjeshtë shokë. Megjithatë, çifti i ndarë, Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë parë më të afërt se kurrë, gjatë fundjavës me familjen në Paris.

Një dëshmitar, tha për MailOnline, se ka parë çiftin e famshëm duke u puthur në barin e hotelit, dhe padyshim duke nxitur spekulimet se ata mund të jenë pajtuar.

Aktori, po bën xhirimet e filmit të tij të rradhës “Justice League” në Londër, dhe Jennifer me 3 fëmijët e saj, kanë shkuar ta vizitojnë atë në Britaninë e Madhe më parë, për të shfrytëzuar mundësinë, për të eksploruar Europën.

Jennifer, dukej e lumtur, me ish-bashkëshortin e saj, dhe 3 fëmijët, Violeta 10 vjeçare, Seraphina 7 vjeçare, dhe Samuel, 4 vjeçar.  Ish-çifti ishin të shoqëruar gjithashtu edhe nga dadoja e fëmijëve të tyre, e cila iu bashkua bisedës miqësore, tëksa ata po prisnin për ëmbëlsirat në pastiçerinë Amerino.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881