INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Blushi akuzon: Kam prova. Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit [FOTO]

Ben Blushi akuzon: Kam prova. Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit [FOTO]

Publikuar më: 18:29 09-02-2017

Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ka reaguar për grabitjen e ndodhur në Rinas, dhe ka akuzuar shtetin. Deputeti shprehet se vjedhjet e bankave janë kthyer në serial, teksa shton se shteti shikon dhe bashkëpunon.

Ja postimi i Ben Blushit:

 “Kush i mbron bankat?

Miku im Blendi Fevziu më kërkoi ta shtynim intervistën e parashikuar sot në darkë, për shkak të vjedhjes së makinave të bankës. Natyrisht e mirëkuptoj. Vjedhjet e bankave janë kthyer në serial. Shteti shikon dhe bashkëpunon,grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor. Ja pse s’ka vende pune, besim dhe investime të huaja. Se nuk ka kush i mbron! Një javë më parë thashë në Kuvend se Republika po bie. Sot kam edhe prova.Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit” shkruan Blushi.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102