INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ben Blushi ironizon ambasadorët dhe politikanët[VIDEO]

Publikuar më: 12:52 13-12-2017

Kreu i Libra një nga figurat politikë që ka kërkuar me ngulm votimin elektronik për zgjedhjet, Ben Blushi ka komentuar në FB plot ironi një takim mbi Teknologjitë e reja të votimit, ku sipas tij pjesëmarrës ishin ata që nuk e donin. Blushi akuzon jo vetëm politikanët shqiptarë por dhe ambasadorët.
“Nuk harroj dot bisedat e stërzgjatura me të gjithë ambasadorët, që po flasin sot në këtë konferencë. Pa përjashtim secili prej tyre ishte kundër futjes së teknologjisë në votim, aq sa njërit prej tyre u detyrova ti bëj këtë pyetje: Kush i organizon zgjedhjet, ju apo ne?,” shkruan Blushi.
Blushi në FB ka shtuar se nuk morri pjesë në konferencë pasi dhunuesit flasin më shumë se viktimat. Sipas tij nëse votat do i kishte numëruar një makinë elektronike, LIBRA do kishte të paktën një mandat.
“Me këmbënguljen e ambasadorëve votat në Shqipëri nuk i numëroi makina, por doganierët, taksidarët, hipotekarët dhe telendarët. LIBRA është e vetmja parti që ka paditur disa numërues, që ende punojnë në administratë me bindjen, se asnjë prokuror nuk do hetojë krimin zgjedhor në Shqipëri dhe asnjë ambasador nuk do kritikojë prokurorët, që nuk inkriminojnë ata që vodhën votat,” thekson përmes FB, Ben Blushi.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438