INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Blushi: Ju tregoj çfarë u diskutua në takimin me Metën

Ben Blushi: Ju tregoj çfarë u diskutua në takimin me Metën

Publikuar më: 19:43 26-04-2017

Kreu i LSI Ilir Meta thirri në një takim të përbashkët të gjitha partitë parlamentare në kryesinë e Kuvendit.

Të pranishëm në takim nuk kanë qenë kryeministri Edi Rama dhe lideri opozitës, Lulzim Basha. Menjëherë pas përfundimit të takimit ka folur kreu i LIBRA Ben Blushi i cili teksa është pyetur për vendimin që u mor në këtë takim, tha se nuk kanë arritur në asnjë përfundim. Blushi tha se takimi ishte thjesht informues.

“Blushi, tha se tryeza e thirrur nga kryeperlamentari Ilir Meta ishte e padobishme për shkak sipas tij, nuk merrte pjesë Partia Demokratike. “Fakti që Partia Demokratike dhe disa parti të tjera nuk morën pjesë, fakti që kryeministri nuk ishte i pranishëm, e bën të padobishme këtë tryezë. Kështu që njerëzit të mos presin të zgjidhet kriza edhe pas kësaj tryeze.

Më shumë u informuam se çfarë ka ndodhur dje gjatë negocimit me ndërkombëtarët dhe çfarë oferte është paraqitur atje për palët që ju e dini se nuk është pranuar. Ky ishte thelbi i tryezë. Pra nuk ishte PD që refuzon të hyjë në zgjedhje, dhe kryeministri të cilit i kërkohet dorëheqja, tryeza u përqendrua në aspekte teknike për përmirësimin e standardeve zgjedhore edhe në kushtet kur mungon një marrëveshje politike siç duket do të mungojë edhe disa kohë.Tryeza nuk pati asjë prëfundim sepse nuk u thirr për një përfundim. Kryeministri nuk ishte thirrur në tryezë dhe më vonë u mor vesh se nuk do vinte as Partia Demokratike”,  tha Blushi.

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777