Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi ka reaguar në lidhje me vendimin e Edi Ramës për të tërhequr kandidatin e tij në Kavajë.
Blushi e quan tërheqjen e Ramës të bërë thjesht nga frika dhe se pas Kavajës çdo mundësi ëpr të shtyrë zgjedhjet është e hapur.
“EDI RAMA U TËRHOQ NGA FRIKA. Edi Rama u tërhoq nga zgjedhjet në Kavajë.Pse mos tërhiqet edhe nga 18 qershori? Nuk ka asnjë ndryshim. Pyetja është kush ka të drejtë ta qeverisë Kavajën pa zgjedhje?Dhe kush ka të drejtë ta qeverisë Shqipërinë pa zgjedhje?Kjo ishte një tërhiqje nga frika dhe jo nga detyrimi për marrëveshje.Pas Kavajës cdo mundësi për ta shtyrë 18 qershorin është e hapur dhe cdo mundësi për zgjedhje normale është mbyllur”, përfundon Blushi.