INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ben Blushi publikon video: Shihni se sa njerëz vdesin në Shqipëri nga mbetjet [VIDEO]

Publikuar më: 10:35 03-10-2016

Ligji i sapomiratuar nga maxhoranca që lejon importin e mbetjeve, i dha çarjen përfundimtare marrëdhënieve të krisura mes deputetit Ben Blushi dhe Partisë Socialiste.

Deputeti Ben Blushi ka publikuar në Facebook një video të “Forumit Botëror Ekonomik” ku tregohet shkalla e vdekshmërisë për shkak të ndotjes nga mbetjet në 10 vende të botës. Mes tyre është edhe Shqipëria, që renditet në vendin e 5-të me 171.4 vdekje për 100 mijë banorë.

“Shikoni sa shqiptare humbim per shkak te mbetjeve”, - shkruan Blushi duke ngritur një pyetje: “Po me importin e mbetjeve sa do të jetë kjo shifër?”.

Pak ditë pasi maxhoranca miratoi ligjin e importit të mbetjeve, Ben Blushi deklaroi largimin nga PS-ja. Ai tha se është kundër këtij ligji dhe po mbështet fuqimisht kauzën e shoqërisë civile në mënyrë që ky ligj të mos vihet në zbatim.

Article Logic
Execution time: 0.0020608901977539