INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Blushi: Rama mori peng partinë, Unë dua të mbetem njëri prej jush

Ben Blushi: Rama mori peng partinë, Unë dua të mbetem njëri prej jush

Publikuar më: 19:22 19-03-2016

I njohur për penën e tij të hollë, dhe një nga zërat më potent në Partinë Socialiste, Ben Blushi tregoj dhe një herë se sa i duhet jo vetëm partisë së tij por politikës shqiptare. Zgjodhi që fjalën e tij përballë delegatëve të partisë ta ndaj duke sjell fakte dhe jo opinione, siç shpesh dhe është akuzuar nga kritikët e tij në parti. Duke theksuar që në krye të herës se vjen si i barabartë mes të barabartëve, Ben Blushi theksoj se në Partinë Socialiste duhet të ketë zgjedhje për kryetarin e partisë.

I shqetësuar për shkeljet në statut dhe rregullat e pabarabarta për anëtarët e partisë socialiste, Ben Blushi ka vetëm një përgjegjës, një emër, dhe ai është kryetari i tij, EDI RAMA.

“Kush e solli PS në këtë deformim? Unë mendoj se ka një emër, ky quhet Edi Rama. Rama mori një punë për ta lënë partinë pa punë. Kjo nuk është një fantazi. Është fakt dhe opinion”.

Por kush guxon që të ngre zërin për këto shkelje, për këta pabarazi, kush kërkon të drejtën ka vetëm një  përfundim thotë Blushi, shpallesh ARMIK.

Duket se filozofët i kanë ardhur në ndihmë Ben Blushit, e ndaj shqetësimi më i madh për partinë socialiste SOT është:

“TË JESH APO TË KESH, KJO ËSHTË ÇËSHTJA SOT NË PS. Në PS për fat të keq nuk mund të jesh, nëse nuk mund të kesh dhe nuk mund të kesh nëse nuk je njëri prej nesh. Ky është morali i kësaj pakicë. Ky është kriteri, ky është nderi, ky është misteri i kësaj pakice të shumicës”.

E për ta mbyllur fjalën e tij përballë delegatëve të PS, Ben Blushit ju desh “ndihma” e Çurçilli-t, nëpërmjet të cilit tha se ai nuk zgjedh të largohet nga partia, ku po kontribuon prej 20 vitesh.

“Por dua të citoj këtu se çfarë thotë Çurçilli: “Ka njerëz që i ndryshojnë parimet për partitë, ka dhe njerëz që ndryshojnë partitë për parimet”. Unë nuk dua të bëj pjesë te asnjëra nga këto dy kategori. Nuk dua të ndryshoj as parimet dhe as partinë. Unë dua të mbetem njëri prej jush, dua të jem pjesë e PS. Dua të jem me ju dhe dua të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë. Shqipëria ka dhe do ketë të drejtë me apo pa ne. Sepse Shqipëria është më shumë se partia. Shqipëria është Shqipëria dhe kështu do të jetë gjithmonë”.

Article Logic
Execution time: 0.0018520355224609