INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Blushi s’ndal kritikat. Ja ç’thotë këtë herë…

Ben Blushi s’ndal kritikat. Ja ç’thotë këtë herë…

Publikuar më: 16:40 10-03-2016

Nga foltoja e kuvendit Blushi nga ngritur një seri problemesh sa i përket eksodit të sirinaëve dhe ardhjes së muxhahedinëve në Shqipëri. Për këto çështje i ktheu  përgjigje Ministri Tahiri.

Fjala e plotë e Blushit:
 
Shpresoj që sot jemi koshient për çfarë po ndodh shumë afër Shqipërisë.
Një vale e re refugjatesh të cilet vijnë nga zonat e luftës, kryesisht në Siri, janë bllokuar në Greqi. Maqedonia i ka mbyllur kufinjtë për ta dhe rreziku, që ata të vijnë drejt Shqiperisë se për të kapërcyer më pas në Ervopë, është gjithnjë e më i madh.
Çështja është çfarë do bëjmë ne nëse kjo ndodh?
Pra çfarë do bëjmë si shtet dhe si popull nëse disa mijëra njerëz, që i ikin luftës dhe persekutimit do kërkojnë bukë,strehe dhe një ure kalimi në vendin tonë?
Do ti mbyllim kufinjtë? Do ndërtojmë tela me gjëmba? Do ti sulmojmë me ushtri dhe polici duke i lënë të vdesin në uri dhe në braktisje?
Ne kaq shumë vite, pasi Shqipëria është hapur, kemi provuar se si na kanë trajtuar të huajt ne. Por ende nuk dimë se si i trajtojmë ne të huajt.Ne nuk kemi provuar, që komshinjtë tanë të mos jenë shqiptarë.Nuk kemi provuar të ndajmë ujin dhe ajrin me njerëz të racave dhe etnive të tjera.
Por si evropianw, që pretendojmë, që jemi do duhet ta kalojmë dhe këtë test. A jemi  racistë?
Unë besoj se jo. Por ka ardhur dita për ta provuar. Dikur, kur ishim me të mjerë dhe me të izoluar e kemi kaluar këtë sprovë humanizmi.
Ajo që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore kur ishim vendi i vetëm në Evropë, që mbrojtëm hebrenjtë do mbahet mend si një nga faqet më të shtrenjta të librit të historisë sonë. Bota na kujton si bamirës. Si humanistë. A jemi ksenofobë? Është dita për ta provuar se nuk jemi.
Ne jemi një popull i vogël dhe i vuajtur. Kemi përjetuar urinë, genocidin, pushtimin, fashizmin, komunizmin,varferinë dhe emigrimin dhe për gjithë këto arsye nuk mund të jemi diskriminues.
Ai, që vuan nuk do të shohë të tjerët se si vuajnë si ai.
Ne pra nuk mund ti mbyllim dyert ndaj emigrantëve.
Ndoshta sirianët dhe afganët, që sot po i ikin persektumimit,nuk do kenë kurrë nevojë për ne, por nëse ata kanë nevojë në nuk mund ti zbojmë.
Natyrisht që kushdo ka arsye të thotë se mjaft kemi hallet tona, nuk na duhen edhe disa qindra mijëra të tjerë, të cilët nuk kanë para, nuk kanë strehë dhe prandaj do duhet ti mbajmë me taksat tona.
Kanë të drejtë.
Shqipëria nuk i ka kushtet për të strehuar edhe 100 mijë të varfër të tjerë. Të varfërit që ka, i teprojnë dhe ndoshta janë me shumë nga sa duhet.
Por në këto raste nuk është xhepi i një populli ai që duhet të dominojë sjelljen e tij.
Është shpirti. Është zemra. Është mendja.
Ne kemi strehuar gati 1 milion kosovarë kur ishim më të varfër se sot. Ne kemi provuar se dimë të ndajmë atë, që kemi me ata që s’kanë, atë që ne kemi. Kosovarët ishin shqiptarë dhe sigurisht që emocionet dhe arsyet në këto raste janë më të forta, por në fund të fundit flasim për qënije njerëzore në nevojë. Për njerëz, që po i ikin luftës dhe zhdukjës. Për fëmijë, që duan një vend ku të rriten. Për gra, që duan një shtrat ku të lindin. Për burra që kërkojnë një qiell, ku të mos i vrasin. Për pleq që duan një tokë  ku të vdesin.
Çfarë rëndësije ka nësë janë sirianë, afganë, myslimanë apo të krishterë. Janë qënie njerëzore. Ne duhet ti ndihmojmë ata të jetojnë.
Për të gjitha këto arsye ne nuk mund ti mbyllim kufinjtë.
Nuk do dyshoja kurrë se ne mund të ishim një vend ksenofob në rast se ketë dyshim nuk do ma kishin ngritur qëndrimet ekuivoke dhe të paqarta të ditëve të fundit.
Qeveria ka thwnw se ne nuk mund ti hapim dyert nëse kjo ndodh. Sot dëgjova një nga zyrtarët e lartë të shtetit, i cili tha se Shqipëria nuk ka leverdi ti pranojë dhe strehojë sirianët, që i ikin luftës.
Unë besoj se kjo nuk është çështje leverdije. Kjo është çështje solidariteti.
Nesë popujt e tjerë përreth nesh, italianët, grekët, gjermanët, zviceranët, anglezët do kishin mbajtur të njëjtin qëndrim ndaj nesh përpara 20 vitesh, ku do kishin emigruar 1 milion shqiptarë? Sa prej tyre do ishin mbytur në det me gomone dhe anije shpëtimi. Sa varre do ishin hapur. Sa fëmijë nuk do kishin lindur?
A i mbani mend anijet mbushur me shqiptarë, që dynden italinë në vitin 1991?
Ato janë pamjet e një populli, që i ikën mjerimit. Ai popull jemi ne Shqiptarët.
Dhe kini parasysh që 1 milion shqiptarët nuk ikën nga dhuna. Nuk ikën nga lufta. Ata  ikën nga varfëria. Pra Evropa kishte më pak arsye për të na pranuar ne dje, se çka sot arsye për të pranuar sirianët.
Ata janë viktima të një territori pa shtet, pa rend, pa kontroll. Ata janë viktima të një lufte civile, që nuk dihet a do ketë fund.
Unë mendoj se ne duhet të jemi shume më të ndjeshëm.
Sado e padrejtë të duket ne duhet ta ndajmë varfërinë tone me ta.
Varferia mund të jetë dinjitoze kur është solidare. Por varfëria nuk mund të jetë kurrë e ndershme në rast se nuk ndahet me të tjerë. Me të varferit e tjerë. Koha ka treguar se varfëria ndahet më mirë se pasuria dhe kështu ka ecur përpara njerëzimi duke ndarë varferinë dhe mjerimin e vet.
Përpara disa javësh në vendosëm të strehojmë gati 3000 muxhahedinë dhe mirë bëmë.
Por nëse strehojmë muxhahedinët dhe mbyllim dyert për sirianet sigurisht, që bota ka arsye të besojë se ne bëjmë tregti politike. Ne tregtojmë për shkaqe politike të ditës, por i mbyllim dyert dhe shtëpite tona për arsye humanitare.
Sot me shumë se kurrë kemi rastin të dëshmojmë se jemi një popull që nuk prodhon vetëm emigracion dhe varfëri, por edhe solidaritet. Një popull solidar ka arsye të jetë i pranueshëm dhe i përfillur. Atë që të tjerët kanë bëre për ty një ditë duhet ta bësh ti për të tjerët.
Ky është çmimi i dinjitetit, të cilin ka ardhur koha ta paguajmë. Dhe duhet ta paguajmë me çdo çmim.

Pas fjalës së deputetit, Ben Blushi foli dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij nuk ka një vendim të qeverisë për pranimin e 3 mijë muxhahedinëve të tjerë në vendin tonë.

“Muxhahedinët? E pavërtetë që do vijnë 3 mijë vetë. Është një marrëdhënie e nisur nga qeveria e kaluar, për arsye humanitare. Ka filluar gjatë qeverisjes së kaluar dhe po vazhdon, për t’u gjendur në krah të atyre që kanë nevojë në momente të caktuara të historisë. Kemi dhënë shembull për vende më të zhvilluara sesa ne, duke dhënë shembull ekzemplar të humanizmit”-tha Tahiri

Article Logic
Execution time: 0.0024428367614746