INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Blushi: Unë nuk jam më socialist, Tahiri: Ti je si Saliu

Ben Blushi: Unë nuk jam më socialist, Tahiri: Ti je si Saliu

Publikuar më: 11:29 02-06-2016

Në një fjalë që solli heshtjen dhe vëmëndjen e kolegëve të partisë socialiste në sallën e Kuvendit, Ben Blushi lëshoj një prej dekaratave më të forta, që prej anëtarësimit të tij në parti. Unë nuk jam më socialist tha deputeti Blushi, pas një analize të gjatë mbi atë që po ndodh sot në vendin tonë.
Ben Blushi:
Të jesh social është të mbroj përdhunimin, dhunën, të mbrosh kriminelët. Unë do doja që sot nuk doja të isha socialist, sepse të jesh socialist do të thotë të mbrosh krimin, përdhunuesit etj. Unë nuk jam më një socialist, sepse këtë gjë nuk e bëj dot. Kjo nuk është Partia Socialiste, kjo është Rilindja. E Rilindja është kthyer në vëllarëzinë e vesit. Unë do vazhdoj ta refuzoj këtë normë.
Por përballë sot Blushi ka patur ministrat e deputetët socialsitë.


Saimir Tahiri
“Kam dëgjuar që ja mafioz, që drejtoj trafikun e drogës, e atje lart janë ca të rinj e të reja që nuk kanë asnjë kusur të dëgjojë akuza që fluturojnë nga të gjitha krahët që janë bandite e akoma më keq parti që mbrojnë krimin. Kjo e fundit ta dëgjoja nga ti Blush. E pres nga Saliu, e pres nga opozita. E të thuash se nuk jam socialist, se socialsitët mbrojnë krimin, unë nuk e pranoj, madje jam i fyer. Ti sje më sociaslit, kjo është çështja jote, por dhe sipas meje ti Blush nuk je më”.
Ben Blushi:
“Pse Sajme ti do më tregiosh mua kush është socialist, jam apo jo socialist. Vërtetë e ke këtë tagër të më tregosh mua çfarë jam. Je vertët ti që duhet ta bësh me mua”.
Por cila ishte arësyeja që deputetët socialsitë ju vërsulën kolegut të tij në parti Ben Blushit. Ishte pikërisht cështja “Rroshi” ajo që ndezur debatin mes socialistëve.
Ben Blushi:
“Problemi nuk është ai, nuk mbaron me aq. Dikush këtu mendon se një djalë kapërceu dallgët e përdhunimit për të çarë jetën e vet. Dhe erdhi këtu gjeti një shok që ë bëri kryetar bashkie dy herë rresht. Çështja është jo ç’ka bëri ai duke kapërcyer rrugët e jetës, po se çfarë debati i ngrihet shoqërisë sonë, çfarë dallgësh i jep kësaj shoqërie? Ju që e keni mbrojtur këtë model, jo këtë njeri, çna sugjeroni? Që duhet përdhunuar për karrierë? Që të jesh dënuar për të karrierë politike? E po nuk ka më plagë se kaq. Si mund ta bëni këtë që keni bërë, në emër të kujt e bëni?
Në emër të shokut të Kryetarit të Partisë. Mbroni atë, edhe pse e dini se ai mund të ketë vrarë, mund të ketë përdhunuar”.
Saimir Tahiri:
“Kush mbron banditët këtu? Unë, Dashi, Pandi. PS nuk ka ndodhur kurrë të ketë pasur një qasje më të ndryshme në raport me ligjin. Moza e di fort mirë qasjen tonë si parti. Ky parlament pas 2013 u ngrit mbi një rrënojë morale. Askush nga ne nuk mbron askënd që ka një problem me derjtësinë por nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve përballë një opozite që hedh baltën. Une jam akuzuar se kam hedhur bomba mbi familjen time. Do më akuzosh edhe ti?! Kjo nuk është mënyra për të bërë politikë në këtë foltore. Kjo s’ka lidhje me qeverisjen por me raportin që kemi të gjithë bashkë. Të mos bëjmë prokurorin e gjyqtarin. Kjo nuk është të jesh socialist por të jesh njeri i mirë

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561