Ashtu siç kishte njoftuar më parë, deputeti i larguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi, ka lajmëruar zyrtarizimin e partisë së re politike me anë të një njoftimi në faqen e tij në Facebook. Më 1 Nëntor dy ish deputetët e Partisë Socialiste Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi do të zyrtarizojnë partinë e re tek të krijuar prej tyre dhe të mbështetur prej një grupi të gjerë intelektualësh në vend që do të quhet 'Lista e Barabarte".
“Të gjithë njerëzit e lirë janë të ftuar të marrin pjesë”, shkruan Blushi.