INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Blushi prezanton planin opozitar të shtatorit duke pozuar me këngëtarin e njohur…

Ben Blushi prezanton planin opozitar të shtatorit duke pozuar me këngëtarin e njohur…

Publikuar më: 12:14 04-07-2017

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi njofton një sezon të ashpër politik me nisjen e shtatorit, që përkon dhe me nisjen e legjislaturës së Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Edhe pse nuk ia doli që të jetë një zë në parlamentin e ri, Blushi paralajmëron opozitë të fortë, ku prioritet mesa duket do të jetë bashkimi i të gjithë opozitarëve.
Përmes një fotoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqet me këngëtarin Dren Abazi, Blushi jep dhe paralajmërimin e parë për qeverinë.
“Fillojmë në shtator. Bashkojmë opozitarët”, shkruan kreu i LIBRA-s, Ben Blushi në rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941