Tea vazhdon të mbetet shumë e komentuar në rrjet edhe pas daljes nga 'Përputhen'. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku ka filluar të realizojë shpesh bashkëbisedime me ndjekësit.
Së fundmi, një ndër ta i ka shkruar "Dite me zgjedh burrë ti, po bën jetë lali, ah burri me lekë”, referuar Beartit. Mirëpo, Teas nuk i ka pëlqyer aspak kjo dhe ka sqaruar se ndonëse ia thonë shpesh, Bearti nuk është burri i saj dhe nuk ka nevojë që ta mbajë ai me para.
“Shpesh ma thoni, e para: nuk e kam burrë. E dyta: gjeneroj mjaftueshëm për veten time, s’kam nevojë”, ka replikuar ajo.