Olti Curri është një ndër opinionistët më të famshëm shqiptarë, që shquhet për aftësinë e tij si gazetar dhe si një ndër thumbuesit më me zë në vend. Por fillim nuk ka qenë i lehtë për të gjithë, mirëpo nëse bëjmë një xhiro nga instagrami i Oltit do shohim se ka shumë ndryshim, si të gjithë personazhet.
Fotoja e parë se ka vetëm 38 like dhe 0 komente, foto që daton në vitin 2013. Por gjërat kanë ndryshuar (do thoshte Elvana Gjata), tani Olti ka rreth 150 mijë ndjekës dhe fotoja e fundit ka 2214 ‘like’ dhe mund të themi: Aspak keq, Olti! Ndryshimi nga fotoja e parë deri te e fundit u fol në emisionin “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani në INTv.