Ben Stiller ka thyer çdo rekord të mundshëm me 'selfie-n' e tij të fundit, të bërë gjatë premierës së filmit "Zoolander 2".
Pas parakalimit në tapetin e kuq dhe intervistave dhënë për gazetarët, i gjithë kasti i aktorëve kanë realizuar së bashku një foto selfie, e cila është shpërndarë menjëherë në mediat sociale, duke u bërë kështu selfie me grupin më të madh të artistëve në botë. Ideja e fotos është realizuar pikërisht nga aktori Ben Stiller, nëpërmjet një shkopi gjigand, i cili sipas aktorit nuk ishte edhe aq i thjeshtë për t'u menaxhuar. Sipas tij tij, përveç frikës se mos thyhej telefoni i shtrenjtë, ishte edhe frika se mos shkopi mund të përfundonte mbi kokën e dikujt. Por siç duket ai i'a ka dalë të mposhtë frikërat e tij, dhe rezultati është i paparë!