Xheni dhe Benardi janë një ndër dyshet më të përfolura nga çiftet e formuara në këtë “Big Brother”, në edicionin e dashurisë. Por lidhja e tyre nuk funksionoi më së miri dhe tani janë të ndarë por mos ndoshta Benardi kërkon të rilidhet me Xhenin?
Ka qenë Xheni ajo që ka publikuar sot në Instastory mesazhet që i kanë ardhur në aplikacionin “Sarahah” ku dikush hiqet si Benardi.
"Xhen t'du shumë Berni jot. Po du me u kthy, me qen prapë bashkë. S'po mund të të shkruaj se s'di si do më përgjigjesh, por dije që të dua amo",-shkruan Benardi i supozuar nga fansat dhe nga Xheni pasi ajo ia ka kthyer keshtu:
"Seriozisht e ke ti? Hahaha", shkruan ajo. Por nuk besojmë se Xheni duhet të ketë qenë kaq naive sa ta besojë se do ishte Benardi i vërtetë./intv.al/