Shtatë lojtarë gjermanë u përjashtuan nga skuadra e tyre, pasi pozuan me përshëndetjen e Hitlerit për një shaka në foton e skuadrës.
Lojtarët nga skuadra e SC 1920 Myhl, e cila është skuadër amatore në qytetin e Wassenbergut, në Gjermaninë perëndimore, janë shpërndarë në rrjetet sociale duke e bërë përshëndetjen e Hitlerit.
Sponsori i fanellave të skuadrës, Engin Arslan, pronari i dyqanit të qebapëve, i ka kërkuar skuadrës që të bëjnë diçka qesharake për foton e ekipit.
Dhe shtatë lojtarë, të moshave 18 deri 27-vjeç, u përgjigjën me këtë gjest, që simbolizon përshëndetjen e nazistëve.