INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bënë sherr për Sarën?! Atdheu flet për herë të parë për prishjen e marrëdhënieve me Andin: U ndjeva i tradhtuar…

Bënë sherr për Sarën?! Atdheu flet për herë të parë për prishjen e marrëdhënieve me Andin: U ndjeva i tradhtuar…

Publikuar më: 09:34 19-07-2021

Atdhe Xharavina dhe Andi Artani ishin dy nga shokët më të mirë në “Për’puthen” që i dilnin krah njëri-tjetrit në çdo situatë. Pas daljes nga programi miqtë prishën papritur raportet dhe kjo i habiti të gjithë.

Në çdo dalje televizive ata u pyetën me ngulm për njëri-tjetrin dhe arsyen e prishjes së raporteve por nuk u përgjigjën deri mbrëmë që Atdheu vendosi të sqarojë në detaje se si erdhi deri të shkëputja me “vëllaun” siç e quante dikur.

Ish-konkurrenti nga Gjakova zbuloi se ai ka ribashkuar disa herë Andin dhe Jasminën në krizat e lidhjes së tyre por pasi u ndanë përfundimisht atij i ishte kërkuar nga Andi të mos publikonte me Jasminën dhe kështu Atdheu kishte ftohur raportet me ish-konkurrentet duke respektuar kërkesën e shokut.

Ky i fundit sipas Atdheut nuk e bëri një gjë të tillë kur ky u nda me Sarën.

“Vetëm 1 ditë pasi ndarjen time me Sarën e kuptoi e gjithë Shqipëria, Andi hedh foto me të ne arsyetimin se nuk e ka ditur që jemi ndarë”, tha Atdheu duke treguar se kjo ështê arsyeja që i ka ngelur hatri nga Andi dhe nuk e beson në asnjë mênyre që mes tyre ka ndodhur diçka më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783