Tayna dhe Kejvina Kthjella janë mikesha të mira, por kur vjen puna tek ylli kolumbian me famë botërore, nuk falin. Këngëtarja Tayna bëri një postim në Instagram ku shfaqej duke kërcyer një nga hitet e Malumas, i cili konsiderohet dhe një prej meshkujve më seksi të momentit.
Videoja e saj mori vëmendjen e kolumbianit, i cili e pëlqeu dhe Tayna vendosi ta bëjë publike këtë gjë. Menjëherë reagoi modelja Kejvina, e cila i shkruajti: “Është i zënë Maluma moj”. Këngëtarja nuk hezitoi të përgjigjej me një frazë teksti të këngës së saj, duke i thënë: “Po, me mua, po lidhja jonë është vetëm në snap”.
Pas kësaj, modelja Kejvina Kthjella i bëri të qartë se mund ta mbajë në rrjetin social Snapchat dhe tregoi se e ka në Instagram. Biseda ishte miqësore dhe e shoqëruar me zemra.
Të gjithë ishin në dijeni të këtij “sherri” virtual mes shoqesh dhe tashmë menaxheri i njohur i VIP-ave ka bërë pak shaka me gocat. Ai ka publikuar disa foto të biletave nga koncerti i Malumas që do të mbajë në Itali dhe shkroi:
“Për zjarr në 1 korrik mezi pres të të shof si prezantuese Kejvina dhe të shof super performancën e Taynës përkrah Maluma” dhe ka etiketuar vajzat. Këtë postim e ka publikuar edhe Kejvina në profilin e saj.