INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni disa refroma në jetën tuaj! Filloni duke hequr këta 10 lloje ‘’miqsh’’ nga shokët në ‘’Facebook’’

Bëni disa refroma në jetën tuaj! Filloni duke hequr këta 10 lloje ‘’miqsh’’ nga shokët në ‘’Facebook’’

Publikuar më: 21:13 22-02-2019

Pas kaq vitesh, “Facebook”-u është kthyer në një “vend” ku gjeni njerëz me të cilët nuk flisni më apo që nuk i njihni më fare, ish-kolegë që dëshirojnë të lavdërohen me jetën e tyre “pompoze” dhe njerëz që bëjnë sikur jeta e tyre është perfekte. Po ka ardhur koha që këto tipa njerëzish t’i hiqni nga bota juaj virtuale:

1.Ata që lavdërohen
Në fillim janë interesantë, mund të shihni se ku kanë qenë në pushime dhe se çfarë dëshirojnë të bëjnë, postimet e tyre konstante mbi atë se çfarë jete të “begatë” kanë, ju bëjnë të ndjeheni joadekuatë. Fshihni çdokënd që ju bën të ndjeheni fajtor dhe jofalënderues për gjërat që keni.

2.Grindaveci
Ky tip e përdor “Facebook”-un si një vend për grindje, zakonisht ka qëndrime kontroverse ndaj gjithçkaje bëhet objekt debati, si, politika, kultura, qoftë edhe ushqimi që ka ngrënë për drekë.

3.Garuesi në “reality show”
Për këta njerëz jeta është një show i madh, ndaj mund të postojnë edhe gjërat më intime pa kurrfarë turpi, madje edhe grinden me partnerin në publik. Në fillim është interesante të përcjellësh tërë atë dramë, mirëpo më vonë fillon të bëhet e turpshme.

4.Koduesi
Ky personazh është edhe më i keqi se ai që i tregon të gjitha që ka publikisht, i vetmi dallim është se ju nuk do të kuptoni asgjë. Do të shkruajnë: “Jam lodhur me disa njerëz, nuk mund ta kuptoj sesa larg mund të shkojnë”, e ne pyesim “Çfarë njerëzish, çfarë largësie?”, ndaj mos i jepni vëmendjen që kërkojnë.

5.Lojtari
Të gjithë e dimë sesa të mërzitshme janë ftesat për lojëra, si “Candy Crush”. Ndaloni komunikimin me njerëz që nuk i njihni mirë dhe ju dërgojnë ftesa të tilla, do t’ju kursejë kohë.

6.Prindi “krenar”
E keni parasysh prindin, që reklamon çdo arritje të fëmijëve të tij, apo gjyshen që nuk pushon së postuari albume të tëra. Është në rregull të duash familjen dhe të postosh foto të tilla, mirëpo ju lutemi që mos ta bombardoni “Facebook”-un tonë, me familjen tuaj perfekte.

7.Kritiku
Ai është i pari që kritikon atë që bëni apo që thoni. Është mirë që të keni debat deri në një pikë, mirëpo mos e lejoni që dikush tjetër të diktojë sesi duhet të përdorni “Facebook”-un tuaj.

8.Shefi juaj
Nuk jemi shumë të sigurt pse duhet të keni shefin tuaj në “Facebook”, por ju sugjerojmë që ta fshini. A dëshironi që ai të dijë gjithçka rreth jush? Kështu do të mund të kuptojë se arsyeja e vonesës suaj në punë ishte nata e mbrëmshme me miq.

9.I panjohuri
Ju garantojmë se nuk do të flisnit me shumicën e miqve tuaj në “Facebook” në jetën reale, ndaj bëni një pastrim të listës së miqve virtualë.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721