INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni gati aparatët! Nesër ''përgjaket'' HËNA, ja kur mund ta shihni dhe zbuloni sa do të zgjasë!

Bëni gati aparatët! Nesër ''përgjaket'' HËNA, ja kur mund ta shihni dhe zbuloni sa do të zgjasë!

Publikuar më: 19:50 26-07-2018

27 korriku do të sjellë eklipsin më të gjatë hënor të shekullit të 21-të, si dhe atë që njihet si “hëna e përgjakur”. Ngjyra e satelitit të vetëm natyror të tokës do të ndryshojë nga e argjendtë në një të kuqe kërcënuese, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës.

Çfarë është Hëna e përgjakur?

‘Hëna e përgjakur’ është emri që i është dhënë Hënës gjatë eklipsit hënor. Ky i fundit shfaqet kur Toka kalon midis Diellit e Hënës, duke futur Hënën në hije.

Ndryshe nga eklipsi i Diellit, kur Hëna kalon midis Tokës e Diellit, duke bllokuar dritën e tij, Hëna nuk errësohet gjatë eklipsit të saj, por shfaqet e kuqe.

‘Nëse Toka do të ishte një top i madh i lëmuar pa atmosferë, Hëna do të errësohej, si në rastin e Hënës së re’, thotë Chris Tinney, profesor në departamentin e fizikës në Universitetin e Neë South Ëales.

‘Por për shkak të dritës që përhapet në drejtime të ndryshme përmes atmosferës së Tokës, një pjesë e dritës së Diellit një pjesë e saj arrin Hënën’.

Meqenëse rrezet blu e vjollcë përhapen më tepër se e kuqja dhe portokallia, në Hënë mbërrijnë më tepër rreze të kuqe, duke e bërë të marrë këtë ngjyrë.

Sa e rrallë është Hëna e përgjakur?

Eklipset hënorë janë më të rrallë se ata diellorë, me maksimumi tre në vit, në çfarëdo vendi, por disa vite mund të mos kenë asnjë eklips hënor. Megjithatë, çdo eklips hënor është i dukshëm nga më tepër se gjysma e Tokës.

Eklipsi i 27 korrikut është i rrallë për shkak të kohëzgjatjes. Hëna do të jetë nën Hijen e Tokës për katër orë dhe krejtësisht e eklipsuar për 1 orë e 43 minuta dhe në vendin tonë mund ta shihni rreth orës 9 e 30 të mbrëmjes.

Ku dhe kur mund ta shohim?

Pamja më e mirë e eklipsit të Hënës do të jetë nga Afrika lindore, Lindja e Mesme, India dhe skaji perëndimor i Kinës. Por mund të shihet relativisht mirë nga pjesa tjetër e Afrikës, Evropa, pjesë të tjera të Azisë, Australia dhe skaji lindor i Amerikës së Jugut.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387