INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni gati çadrat! “Plakat e marsit” sjellin shiun dhe...

Bëni gati çadrat! “Plakat e marsit” sjellin shiun dhe...

Publikuar më: 20:22 06-03-2017

Moti ditën e nesërme do të jetë i ndërthurur vranësira dhe shira në pjesën më të madhe, por do të kemi edhe kthjellime. Shirat do të mbizotërojnë në ekstremet veriore dhe jugore në pjesën e dytë të ditës, ndërkohë që pjesa qendrore e vendit do te jetë e kthjellët.

Parashikohet që në orët e vona të natës të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të ketë shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.

Por si shpjegohet një paqëndrueshmëri e tillë e motit? Në vendin tonë ekzistojnë disa gojëdhëna të cilat e lidhin këtë situatë të motit me legjendën e “plakave të marsit”.

Gojëdhënat flasin për shtatë gra të cilat ngjiten në mal dhe fillojnë t’i thurin lavde muajt mars dhe ardhjes së pranverës, duke kritikuar stinën e dimrit. Marsi i dëgjon dhe i ngriu të shtata gratë. Që atëherë thuhet se kur moti është i ftohtë dhe me shi, janë plakat ato që janë shkaktare.

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762