INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni gati valixhet! 5 vendet më të mira dhe të lira për të udhëtuar në Europë gjatë 2019-ës [FOTO]

Bëni gati valixhet! 5 vendet më të mira dhe të lira për të udhëtuar në Europë gjatë 2019-ës [FOTO]

Publikuar më: 16:33 09-01-2019

Çdokush ka nevojë për pushime, për të rrëmbyer valixhen, aparatin dhe për të lënë pas ditët e zakonshme dhe mbytëse në punë. Tani që dimri është zyrtarisht këtu, ditët janë më të shkutra, temperaturat më të ftohta, dëshira bëhet akoma më e madhe për të udhëtuar. Pra ku të shkojmë me pushime dhe çfarë destinacionesh mund të konisderojmë për vitin 2019?

Është një botë e madhe aty jashtë, por për t’i bërë gjërat më të thjeshta për ju, ne kemi 5 sugjerime se ku të udhëtoni. Fundja kemi edhe fundjavën para dhe pse të mos eksplorojmë disa vende të mrekullueshme në Europë që nuk do t’ju kërkojnë shumë buxhet?

1.Palermo, Itali
Italia është magnet për të gjithë ne,por më shumë njerëzit janë të fokusuar në qytete të mëdha si Milano, Romë, Firence etj, por si mendoni për qyetin më të madh Siçilian, Palermon? Nëse doni që në fund të ngeleni me një shije të mrekullueshme dhe të dukeni sikur gjendeni në një skenë filmi, atëhërë konsideroni Palermon, pasi do të mrekulloheni nga arkitektuara e tij dhe do të bëni foto shumë të bukura.

1.3.jpg

1.jpg

 


2. Paphos, Cyprus
Nëse ju e adhuroni historinë dhe jeni shumë kuriozë për të mësuar më shumë rreth gjërave antike, atëherë Paphos është zgjedhja ideale për ty. Ai është qyteti modern që përfshin portin dhe rrënojat e lashta të varreve, kështjellave, teatrove etj.

2.jpg

2.2.jpg

 


3. Sarajeva, Bosnia and Herzegovina
Nëse ju tërheqin qytetet me histori të pasur dhe të shumëllojshme, por njëkohësisht po kërkoni, atëherë Sarajeva është destinacioni i përkryer për ju. Zbuloni kryeqytetin modern me një jetë kulturore aktive i cili ka zhvilluar tashmë një imazh të ri dhe modern që prej luftës së fundit.

3.jpg

3.1.jpg

 


4. Wrocław, Poland
Është qyteti më i ri në Poloni dhe si i tillë është një nga më të gjallët. Është një qytet shumë ngjyrësh që do të të japë shumë jetë dhe një gjë është e sigurt: do të bëni shumë foto të bukura për në Instagram.

4.2.jpg

4.1.jpg

 


5.Girona, Spanjë
Nëse po mendoni që të udhëtoni drejt Barceonës së Spanjës, ne ju sugjerojmë që të konsideroni edhe qytetin Girona që ndodhet shumë afër Barcelonës. Kjo është një nga vendet më historike në Katalonia dhe në qoftë se ju jeni në kërkim për të parë më shumë nga ky rajon i bukur, një ditë udhëtim në Girona është një fillim i shkëlqyer. Një vizitë në Girona është padyshim i vlefshëm për të parë ndërtesat e lashta romake./intv.al/I.M/

5.jpg5.1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041770935058594