INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni këto 10 gjëra çdo ditë që të forconi gradualisht mendjen tuaj

Bëni këto 10 gjëra çdo ditë që të forconi gradualisht mendjen tuaj

Publikuar më: 16:42 16-06-2016

Të jesh mendërisht i fortë në shoqërinë ku jetojmë është një sfidë më vete. Të gjithë ne mbartim shenja emcionesh dhe nëse ato nuk janë shëruar, ne mund të përcjellim frikërat, zhgënjimet dhe dhimbjet tona tek të tjerët. Ja disa nga gjërat që ju duhet t’i bëni pjesë të axhendës tuaj ditore për të qenë mendërisht më të fortë.

1.      Jini falenderues dhe tregoni mirënjohje

Nuk ka rëndësi nëse besoni diku apo jo, ju prapë mund të jeni mirënjohës për cfarë keni në jetën tuaj dhe po ta mendoni, ka kaq shumë gjëra në jetë për të cilën duhet të jeni mirënjohës.

2.       Meditoni

E dimë që keni dëgjuar për këtë miliona herë. Meditimi përmirëson përqëndrimin, qartësinë e mendjes dhe redukton apo eleminon stresin. Kështu meditimi mund t’ju bëjë mendërisht më të fortë cdo ditë. Ai gjithahstu mund t’ju japë paqe gjë që është kaq e nevojshme në ditët e sotme.

3.      Ushtrohuni

Clirojini endorfinat. Të ushtruarit, është i rëndësishëm për shëndetin tuaj mendor. Zgjidhni aktivitetin e preferuar fizik dhe bëjeni atë sa më argëtues duke përfshirë edhe dikë si partnerin tuaj të ushtrimeve për të mos e bërë vetëm.

4.      Hani shëndetshëm

Të furnizoni qelizat tuaja me energjinë e duhur është jetësore për të patur një mendje të shëndoshë. Frutat, perimet, drithërat dhe farërat e ndryshme janë përbërësit që duhet të keni në dietën tuaj. Provoni të bëni miksime të ndryshme mes tyre për të kuptuar se nuk do të mërziteni asnjëherë së konsumuari ato.

5.      Krijoni një mjedis të shëndetshëm

Në mënyrë që të jeni të shëndetshëm mendërisht, i tillë duhet të jetë edhe ambienti që ju rrethon. Nëse në të mungon organizimi, atëherë kjo do të ndikojë edhe fuqinë tuaj mendore. Krijoni një ambient që ju relakson dhe ju bën të lumtur. Përfshini në të bimë të cilat filtrojnë ajrin brenda shtëpisë tuaj. Dekorojeni shtëpinë me gjëra që ju bëjnë të ndiheni të qetë, të clodhur dhe të lumtur kur të shihni përreth.

6.      Buzëqeshni dhe tregoni dhembshuri

Ju nuk e dini se cfarë mund të bëjë fuqia e një buzëqeshjeje. Ne takohemi me  njëri-tjetrin dhe nuk e dimë se me cfarë cdonjëri nga ne po përballet. Të buzëqeshësh dhe tregosh pak dhembshuri ndihmon, pastaj mos harroni që ju vetë mund ta ndjeni këtë nevojë në një moment të jetës tuaj. Ndaj bëjeni buzëqeshjen, gëzimin dhe dhembshurinë pjesë të ditës tuaj.

7.      Merrni përgjegjësi

Merrni përgjegjësi për veprimet tuaja, kërkoni falje dhe ecni përpara. Të kundërtat mund të shkaktojnë konflikte me partnerët tuaj në biznes, familjarët, miqtë dhe bashkëshortët.

8.      Shkruani në një ditar

Të shkruarit në ditar, ju ndihmon të reflektoni mbi aktivitetet e ditës tuaj. Ndonjëherë ne i mbajmë ndienjat të mbyllura brenda dhe kjo nuk është e shëndetshme. Ja pse të shkruani në një ditar është le të themi një formë terapie.

9.      Fikni cdo gjë përpara se të flini

Në shoqërinë ku jetojmë shumë nga ne janë të ngjitur pas telefonave, kompjuterave dhe televizorit. Fikini të gjitha. Dhoma juaj e gjumit duhet të jetë vendi ku flini, jo zyra juaj. Koha e gjumit është e cmuar dhe trupi juaj e ka të nevojshme atë për t’u clodhur.

10.  Njiheni veten dhe jini versioni më i mirë i vetes tuaj çdo ditë

Ju nuk mund të jeni mendërisht i fortë nëse përpiqeni të jeni dikush tjetër. Ne të gjithë jemi të ndryshëm dhe kemi rrugëtime të ndryshme për një arsye të caktuar. Sa më shpejt të zbuloni dhuntinë dhe të bukurën për të cilën jeni krijuar t’ia ofroni botës, aq më i bukur ju do të jeni për botën sepse do të keni vetëbesim gjë që do t’ju bëjë të lumtur.

Article Logic
Execution time: 0.0038301944732666