Nëse hapësirat midis vakteve janë të mëdhaja dhe do të përjetosh gjatë ndjenjën e urisë midis vakteve, atëherë ka shumë mundësi që të duash të konsumosh të ëmbla.
Prandaj mjekët dhe dietologët rekomandojnë konsumimin e të paktën 4-5 vakteve në ditë, gjë e cila ndikon edhe në uljen e dëshirës për ëmbëlsira.
Pi sa më shumë ujë
Shpesh organizmi ka nevojë për ujë pasi është dehidratuar, por ndodh që ti këtë nevojë shpesh e plotëson duke ngrënë diçka të ëmbël. Prandaj nëse dëshiron të heqësh varësinë nga ëmblësirat, sa herë që do duash të hash një ëmbëlsirë fillimisht pi një gotë ujë dhe dëshira për ëmbëlsirë do të zbehet.
Bëj analizat
Njerëzit që i pëlqejnë dhe konsumojë shumë ëmbëlsirat mund të kenë mungesë të kromit dhe magnezit në organizëm, që ndikon në mos transportimin e duhur të glukozës në qelizat e ndryshme duke rritur dëshirën për ëmblësira. Prandaj analizat do tregojnë nëse të duhet të marrësh shtesa me vitamina dhe minerale për të luftuar ndonjë çregullim të mundshëm.
Normalizo receptorët e shijes
Të gjithë mund të kemi në rrethin tonë shoqëror miq a të njohur të cilët kanë çregullime në receptorët e tyre të shijes: dikush e pi kafen me 5 lugë sheqer, dikush tjetër përdor shumë kripë në gatim e kështu me rradhë.
Asnjëra nga këto raste nuk është normale prandaj nëse edhe ti bën pjesë tek njerëzit me prirje për konsumim shumë të lartë të sheqerit, atëherë duhet të mundohesh të normalizosh shijet e tua derisa të mësohesh me “standartet” dhe shijet e reja.
Hiq varësinë psikologjike
Ne jemi mësuar që në fëmijëri se ëmblësirat janë simbol i festive, dhuratave dhe gëzimit dhe mund të na ndodhë që në raste mërzie apo stresi, të mundohemi të përmirësojmë humorin duke konsumuar ëmbëlsira.
Por kjo nuk është zgjidhje pasi ndjenja e gëzimit që mund të të dhurojë një çokollatë është vetëm momentale apo një mashtrim psikologjik. Mundohu të jesh më e vetpërmbajtur dhe mos gjej ngushëllim tek ëmbëlsirat, por dil më tepër me miqtë dhe merru me aktivitet fizik.